Transmetuar më 11-10-2018, 15:47

Duket se gjërat nuk po ecin aspak mirë për këngëtaren bukuroshe Selena Gomez. Ashtu siç raportojnë mediat e huaja, Selena, ka përfunduar e shtruar në një spital psikiatrik në Bregun Lindor Amerikan.

Sipas raportimit të TMZ, pas transplantit të veshkës, problemet serioze në shëndetin e saj janë shtuar ndjeshëm, aq sa pas vizitës së fundit në spital, këngëtarja rezultoi se kishte një numër të ulët të qelizave të bardha në gjak.

Kjo gjë duket se ka ndikuar ndjeshëm në gjendjen e saj emocionale, aq sa Selena është ndier e shkatërruar pasi ka mësuar të vërtetën.

Menjëherë pas kësaj, ajo ka pësuar një krizë paniku. Por, gjendja është përkeqësuar edhe më shumë pas vendimit të stafit mjekësor për ta mbajtur të shtruar aty në pavion këngëtaren, ndërkohë që ajo donte të linte spitalin.

Pas kësaj, Selena Gomez po qëndron e shtruar në një institucion psikiatrik ku po trajtohet për çrregullimet e saj mentale! /b.l/noa.al/