Transmetuar më 11-10-2018, 17:05

Për ta festuar Hallowinin sa më bukur sipas traditës anglosason, duhet të hysh në brëndësi të festës më të frikshme të vitit.

Por si? Duke e dekoruar shtëpinë tuaj brenda dhe jashtë me ide sa më origjinale, me dekore të krijuara nga vetë ne të stilit horror për ta shijuar sa më mirë atmosferën e natës midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit.

Kungujt simboli i Hallowinit duhet të jenë protagonistët kryesor më të frikshëm të festës së bashku me skeletet e varura dhe gjymtyrët e tyre veç e veç, për mos të harruar edhe rrjetat e merimangave të varura ngado.

Gjithsesi nata e Hallowinit po afron, mjafton vetëm pak fantazi dhe loja është e mbaruar. Mund të realizohen shumë dekorime të frikshme të bëra nga ju për shtëpinë dhe kopështin tuaj, mjafton vetëm ta provoni./b.l/noa.al/