Transmetuar më 11-10-2018, 17:11

Shpesh, rrjeti më i madh për shkëmbimin e mesazheve, WhatsApp është përballur me probleme të mëdha.

Së fundmi, një ekspert i sigurisë ka lajmëruar të gjithë përdoruesit që të kenë kujdes nga telefonatat që marrin nga persona të panjohur.

Të gjithë ata që i përgjigjen me video kësaj thirrjeje, hakerat do vjedhin llogarinë personale.

Eksperti ka njoftuar se numri është shumë i shkurtër dhe kuptohet se është i rremë.

Versioni në internet i WhatsApp përdor një metodë ndryshe për videon, prandaj përdoruesit nuk duhet të frikësohen për hapjen e aplikacionit në kompjuter.

Facebook ka thënë se do të rregullojë problemin sa më shpejt të identifikojë qartë atë.

Ky lloj mashtrimi është përhapur në botën e piraterisë dhe po shfrytëzohet për të sulmuar përdoruesit.

Aplikacioni përdoret nga më shumë se 1.2 miliard njerëz në gjithë botën dhe nuk dihet ende sa persona janë prekur nga mashtrimi. /k.k/noa.al/