Transmetuar më 11-10-2018, 17:37

Thellohet bilanci i viktimava në Mat duke e çuar në tre numrin e të vdekurve.

Mësohet se pak çaste më parë ka ndërruar jetë në spital Hamit Buçi.

Ndërkohë, dy viktimat e tjera janë Erzen Alija, i cili ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Traumës, dhe Mentor Hoxha.

E gjithë ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00, në një lokal në fshatin Shëlli.

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si shtetasi Kujtim Koxha 51 vjeç, i cili u arrestua 1 orë pas ngjarjes së rëndë në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

Sipas policisë, 51 vjeçari "pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal".

Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.

Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre në lokal.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit. Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje. /k.k/noa.al/

Vrasja në Mat me një të vdekur dhe tre të plagosur, në pranga autori i dyshuar

Vrasja e punonjësit të bashkisë në Mat dhe plagosja e tre të tjerëve, policia zbardh ngjarjen

Vrasje në krye të detyrës, punonjës të bashkisë Mat qëllohen me bukë në gojë