Transmetuar më 11-10-2018, 17:49

Duncan McGunnigle, një 52 vjeçar nga Paisley, Renfrewshire ishte njoftuar nga mjekët se i kishin mbetur edhe 6 javë jetë, për shkak të kancerit në lëkurë me të cilin ai po luftonte prej 5 vitesh.

Pas këtij lajmi të keq, burri u përgatit jo vetëm shpirtërisht për të ikur nga kjo jetë, por bëri edhe të gjitha përgatitjet për varrimin e tij, duke mbuluar edhe shpenzimet.

Ai vuante nga kanceri dhe priste që të vdiste në fund të muajit prill.

52- vjeçari u kujdes për të gjitha detajet e varrimit të tij, madje u martua edhe me partneren e tij prej 24 vjetësh, që të mos i ngelte asgjë pishman.

Kur Duncan mendoi se e humbi luftën me kancerin, nisi të marrë vaj kanabisi, si një përpjekje të fundit.

Ai nisi ta përdorte dhe jo vetëm që nuk vdiq pas 6 javësh, por ka jetuar plot 5 muaj jetë, për të cilën ai mendon se është pikërisht vaji i kanabisit që nuk e la të vdiste./b.l/noa.al/