Transmetuar më 11-10-2018, 18:01

Një shqiptar është dënuar me tre vite e katër muaj burg pasi u kap teksa po trafikonte një sasi prej 1 kilogram kokainë.

Dënimi është i pakët po të marrim në konsideratë sasinë e lëndës narkotike, por rezultoi se pastërtia e saj ishte rreth 59 përqind.

Ky fakt ndikoi drejtpërdrejt në dhënien e një dënimi më të ulët për 29-vjeçarin Olsi Dama.

Ai u ndalua nga autoritetet e Londrës me drogën e vendosur në makinën e tij.

Prokurori, Jason Beal tha se oficerët gjetën 1 kg kokainë të fshehur në pjesën e pasagjerit, ndërsa shtoi se pastërtia e saj ishte 59%, e blerë me një çmim shumice nga 28 mijë deri në 35 mijë paund.

Por prokuroria shtoi se kokaina kishte një vlerë prej 50 000 deri 100 000 paund në rrugë.

Avokati Michael Green, tha se klienti i tij ishte emigrant i paligjshëm i cili pranoi  500 paund për të transportuar pakon me kokainë në Plymouth, marrëveshje e cila ishte bërë pas takimit me një njeri në një restorant në Londër. /k.k/noa.al/