Transmetuar më 11-10-2018, 18:05

Pak në shenjë hakmarrje dhe më tepër për shaka, një burrë në Angli thotë se mori këtë vendim për të dashurën pasi kishin hyrë në një dyqan për të parë pajisje për kuaj dhe e ajo e kishte qëlluar me kamxhik në vithe.

Kështu, për t’u hakmarrë, ai kishte nxjerrë një njoftim ankandi në e-Bay, ku thoshte se e dashura e tij ishte “në shitje për koleksionistë”, në kategorinë “makina të vjetra” ngaqë, sipas përshkrimit të shkruar, “bënte një zhurmë të bezdisshme dhe kishte pak rrjedhje nga pas, por asgjë që s’mund të taposej.”

"Pas vendosjes në eBay, unë u bombardova me mesazhe nga e gjithë bota," tha Dale. Gjëja e veçantë është se shumë mendonin se ishte me të vërtetë një makinë, pasi ata e pyetën atë se sa pronarë kishte më parë.

Ofertat nisnin që nga Europa, Australia e deri nga SHBA-të, dhe çmimi maksimal kishte arritur në 119 mijë dollarë.

Kelly u trondit nga incidenti, por për fat të mirë pasi bisedoi me partnerin e saj, ajo e kuptoi se ishte një lojë, dhe e kanë kaluar gjithçka me sportivitet.

Në fund gjithçka u zgjidh dhe Dale tërhoqi ofertën, duke mbajtur të dashurën e tij të gjithën për vete dhe më në fund kuptoi edhe vlerën e saj reale./b.l/noa.al/