Transmetuar më 11-10-2018, 19:24

Pas ngjarjes së rëndë me tre viktima dhe një të plagosur në Mat, policia ka marrë në mbrojtje familjen e autorit.

Marrja në mbrojtje e familjes së Kujtim Koxhës, 51 vjeç vjen për të shmangur çdo incident tjetër.

Viktima të masakrës mbetën Hamit Buçi, Erzen Alija dhe Mentor Hoxha, ndërsa u plagos Astrit Hani.

Sipas policisë, 51 vjeçari "pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal".

Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.

Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre në lokal.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit. Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje. /k.k/noa.al/

Vrasja në Mat me një të vdekur dhe tre të plagosur, në pranga autori i dyshuar

Vrasja e punonjësit të bashkisë në Mat dhe plagosja e tre të tjerëve, policia zbardh ngjarjen

Vrasje në krye të detyrës, punonjës të bashkisë Mat qëllohen me bukë në gojë