Transmetuar më 11-10-2018, 20:25

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar në Facebook, përmes disa fotove, përgjimet e prokurorisë, ku pretendon se deputeti Taulant Balla ka bërë një bisedë me Drejtorin e Policisë së Fierit, si edhe me persona të tjerë.

“XhafajGate!

Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti”, shkruan Salianji.

Ai shkon më tej duke nënvizuar:

Si u fabrikua “aktori”?!

Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë!

Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë. Skandali më i madh I faktuar tashmë dhe me dokumenta zyrtare. Deri tani kemi parë shumë pak.

Për më tepër shikoni fotot në galeri për të parë bisedën e bërë publike nga Salianji. /k.k/noa.al/