Transmetuar më 11-10-2018, 21:13

E pëson me 11 vite burg nga drejtësia një shqiptar në Itali, i akuzuar për vrasjen e një tjetër shqiptari.

Mediat Italiane shkruajnë se 22-vjeçari Marjel Mjeshtri, ishte akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit Oltjan Nela, natën mes 7 dhe 8 dhjetorit 2015 në Terni të Italisë.

Oltjan Nela vdiq në spital pas dy ditësh agoni dhe anëtarët e familjes së tij kurrë nuk pushuan së kërkuari drejtësi për të.

Gjykata e Lartë në Itali, të mërkurën e 10 tetorit, shpalli apelimin e mbrojtjes së të pandehurit si të papranueshme dhe si rrjedhojë konfirmoi dënimin e dhënë në shkallë të dytë.

Mësohet se sherri me thikë ndodhi në një lokal nate dhe sipas prokurorisë italiane, Marjel Mjeshtri akuzonte Nelën se i kishte ngacmuar të dashurën.

Mediat shkruajnë se shkak ishin komplimentet e tepërta të të ndjerit ndaj një vajze që po kërcente.

Mediat lokale italiane shkruajnë se një dëmshpërblim prej 300 mijë eurosh është dhënë për familjen e të ndjerit./a.k/noa.al/