Transmetuar më 11-10-2018, 21:13

Albert Veliu ndihet në rrezik për jetën nëse ekstradohet në Shqipëri.

Këtë shqetësim e ka ngritur përmes avokatit të tij mbrojtës, Tomë Gashi, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

“Klienti im pretendon se jeta e tij është e rrezikuar nëse ekstradohet në Shqipëri për shkak të implikimit të tij në aferën që ndërlidhet me Z. Agron Xhafa, vëllaun e Ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë”, shkruan Gashi në Facebook.

Nuk dihet se nga çfarë mund t’i rrezikohet jeta Albert Veliut, që u arrestua pasditen e sotme në Kosovë, për llogari të autoriteteve shqiptare.

Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet sa i përket ekstradimit. /k.k/noa.al/