Transmetuar më 11-10-2018, 22:23

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një grua është gjetur pa shenjë jete në Prishtinë gjatë mbrëmjes së sotme, rreth orës 18:00.

Trupi i pajetë u gjet në kryeqytet më konkretisht në një banesë në rrugën ”Vëllezërit Gërvalla”.

Rasti është konfirmuar për mediat kosovare edhe nga autoritetet policore.

Nga ana e mjekut është konstatuar se viktima është një femër 48 vjeçare.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së saj, ndërsa rasti në fjalë është nën hetim./a.k/noa.al/