Transmetuar më 11-10-2018, 22:44

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “360 Gradë” në Ora News tha se reforma aktuale nuk do të kapë “peshqit e mëdhenj”.

Ngjela shprehet se "Reforma në Drejtësi është për njeriun e thjeshtë, nuk është reforma që kap politikën".

Ngjela: Ti the për peshqit e mëdhenj. Ata nuk mund të goditen, edhe nëse ka prova, jo se s’ka. Reforma në drejtësi që shikoni ju është për njeriun e thjeshtë, nuk është reforma që kap politikën. Brenda kësaj reforme ka dy lloje drejtësie. Njëra për njerëzit normal dhe njëri për politikanët e mëdhenj që është Prokuroria dhe Gjykata Speciale. Po të kenë fakte për peshqit e mëdhenj, pse nuk i çojnë në gjyq. E çuan një. A e çuan ministrin e Brendshëm? A doli?! Nesër do ta kuptojmë pse ka dalë. Pa hequr këtë lloj vije, nuk mund të filloj vija tjetër. Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme fillojnë në dhjetor. Ma dha zyrtarisht kryetari i Komisionit të Ligjeve. E kam me fakt.