Transmetuar më 12-10-2018, 07:29
Banesa e viktimes

Një vajzë e mitur vetëm 13 vjeçe, mbërriti në spital rreth orës 18:30 të kësaj të enjte, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Viktima është 13-vjeçarja Kasandra Brahaj, e cila është shoqëruar në spital nga i ati Xhevat Brahaj.

Dyshohet se e reja është qëlluar me armë në pjesën e barkut, në shtëpinë e saj në rrugën “Niko Avrami” pranë Bregut të Lumit në Tiranë.

Ka qenë kryefamiljari Xhevati, ai që ka gjetur të bijën të larë në gjak, teksa në banesë ndodhej djali i tij me nusen.

Por pavarësisht dërgimit në spital, e mitura gjeti vdekjen, si pasojë e plagës së marrë me armë zjarri.

Nga ana e policisë janë shoqëruar në polici vëllai i viktimës me nusen, nëna dhe babai, por që të dy shurdhmemecë, duke e bërë më të vështirë zbardhjen e ngjarjes.

Gjatë marrjes në pyetje, nëna ka mohuar që e bija të jetë vrarë, por dëshmia e saj nuk e ka bindur policinë. Gjithashtu paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë pikërisht gruaja ajo që ka vrarë të bijën në rrethana ende të paqarta, pasi ajo nuk u gjet në banesë.

Aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar të vërtetën e ngjarjes, ku mbeti e vrarë e mitura, e cila i përket komunitetit egjiptian. /a.y/noa.al

Tiranë! Një e mitur vdes në spital, të paqarta shkaqet