Transmetuar më 12-10-2018, 08:09
Viktima i shtrire ne toke
Një person ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me thikë, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Misto Mame”, kur një 30-vjeçar është qëlluar me thikë nga një person.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, Holti Hajdari ka gjetur vdekjen në spital.
Mësohet se viktima qëndroi për një kohë të gjatë i shtrirë në tokë, para mbërritjes së ambulancës.
Për shkak të plagëve të marra dhe hemorragjisë, ai gjeti vdekjen në spital.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa policia po heton për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al