Transmetuar më 12-10-2018, 08:36
I dyshuari Kujtim Hoxha

Një tjetër version vjen lidhur me krimin e trefishtë në Mat, ku mbetën të vrarë tre persona.

Është ish-Kryeministri Sali Berisha, ai që thotë se autori i masakrës, Kujtim Koxha është kryetar i Partisë Socialiste.

Berisha pretendon se Hoxha i ekzekutoi duke u thënë, ‘Largoni makineritë pse do shtroni rrugën që te fitoni zgjedhjet?”

Më tej ish-Kryeministri publikon një mesazh që i ka dërguar një qytetar.

“Doktor përshëndetje sapo jam kthyer nga Mati. Nga dëshmitar i ngjarjes (e takova personalisht). Më tha se vrasësi është kryetar i PS së zonës, dhe se para se ti vrasë u ka thënë “largoni makineritë, pse do shtroni rrugën që të fitoni zgjedhjet ?” Këta i kane thënë ‘ik se nuk të pyesim ty’. Ka marrë armën dhe i ka qëlluar.

Vrasësi është njeri me shumë precedentë disa herë denoncuar dhe për konflikte e ngjarje ordinere po çdo herë është liruar e ia kanë mbyllur çështjet. Në policiëe e Matit ka një dosje të gjerë denoncimesh”.

Si ndodhi ngjarja

Tre persona mbetën të vrarë mesditën e kësaj të enjteje në fshatin Shëlli të Matit, dhe gjithçka duket se ka nisur për një shpullë.

Punonjësit e bashkisë së Matit, ishin duke punuar për shtrimin e rrugës së fshatit, kur një banor i zonës, Kujtim Hoxha, 54 vjeç u konfliktua me ta.

Rezulton se gjithçka ka nisur rreth orës 12.30, kur Hoxha ka qenë në lokalin e fshatit dhe aty kanë ardhur punonjësit e bashkisë për të ngrënë drekë.

Në një moment ai është drejtuar drejt tyre dhe më konkretisht drejt Erzen Aliaj, duke i kërkuar llogari se pse nuk e shtrojnë rrugën deri afër shtëpisë së tij, por shtrojnë vetëm një pjesë.

Kështu Aliaj është çuar nga tavolina dhe ka debatuar me Koxhën në ambientet e jashtme të lokalit, dhe në këtë moment e ka goditur me një shpullë në fytyrë.

Në atë moment kanë ndërhyrë punonjësit e tjerë për ti ndarë, pasi Koxha nuk ka kursyer sharjet, duke qenë dukshëm në gjendje të dehur.

Pas kësaj ai ka shkuar në banesë, ku ka marrë një automatik, dhe ka shkrepur armën me breshëri, drejt punonjësve të bashkisë.

Më tej ai u fsheh në pyllin e fshatit Burgajet, ku pas afro një ore u vu në prangat e policisë, ku 40 efektivë zbritën në terren.

Nga të shtënat gjeti vdekjen e menjëhershme 36-vjeçari Mentor Hoxha, shofer fadrome me banim në fshatin Burgajet, dhe u plagosën rëndë punonjësi tjetër Erzen Aliaj 49 vjeç, banues në Burrel dhe Hamit Buçi 43 vjeç shofer kamioni, banor i fshatit Shëlli, të cilët gjetën vdekjen pak më vonë në spital.

Sakaq i plagosur rëndë vijon të jetë në spital, 40-vjeçari A.H., banor i fshatit Burgajet. /a.y/noa.al

Masakra në Mat, merret në mbrojtje familja e autorit të krimit

Masakra në Mat, flet kreu i Bashkisë: Më thanë “na vranë në bukë”

Ngjarja e rëndë në Mat, vriten dy punonjës të bashkisë, plagosen 2 të tjerë