Transmetuar më 12-10-2018, 10:05

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Argjinatura”, ka vënë në pranga tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të kapur me drogë dhe armë.

Të arrestuarit janë Shaqir Jeminaj, 23 vjeç, Hektor Krrashi, 18 vjeç dhe Bashkim Hysa, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim E. M., 32 vjeç, banues në Tapizë.

Për katër të dyshuarit policia kishte siguruar informacion se merreshin me shitje të lëndës narkotike. Pasditen e djeshme, e enjte, ata janë konstatuar në rrugën “Berisha”, ku shtetasit E. M., dhe Shaqir Jenminaj, ndodheshin brenda mjetit tip “Mercedez Benz”, ndërsa Hektor Krrashi dhe Bashkim Hysa, jashtë mjetit.

Në momentin që ata kanë konstatuar policinë, 32-vjeçari E. M., ka arritur të largohet me vrap, ndërsa tre të tjerët janë kapur në flagrancë.

Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën e bagazhit të mjetit është gjetur një qese brenda të cilës kishte lëndë r narkotike, armë zjarri dhe municion luftarak.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 kilogramë e 36 gramë kanabis sativa, një automatik, tre krehëra arme zjarri, 442 fishekë arme zjarri model 56, 129 fishekë arme zjarri model 54, automjeti Mercedez Benz dhe tre aparat celulare.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në viji, ndërkohë që për veprime të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”. /a.y/noa.al