Transmetuar më 12-10-2018, 10:17
Foto ilustruese

Një djalë i ri ka mbetur i plagosur, pas një konflikti që ka pasur me një person tjetër, gjatë kësaj të enjteje.

Ngjarja ka ndodhur në Memaliaj, ku Klevis Saka, 20 vjeç, banues në Memaliaj, ka kanosur me thikë dhe ka goditur e dëmtuar lehtë në trup 22-vjeçarin Klajdi Dervishi.

I dëmtuari, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin Klevis Saka, ka menduar një tjetër hakmarrje.

Ai ka thyer xhamin e parë të automjetit në pronësi të këtij 20-vjeçarit.

Kjo bëri që dy të rinjtë të vihen në pranga e policisë, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sakaq për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës. /a.y/noa.al