Transmetuar më 12-10-2018, 10:30
Foto ilustruese

Një person i dyshuar për së paku katër vjedhje, ka përfunduar në pranga. Nga hetimet e kryera nga ana e policisë së Cërrikut u bë arrestimi i Adriatik Lleshi, 35 vjeç, dhe banues në Rrenas, Belsh

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas në kohë dhe vende të ndryshme ka kryer një sërë vjedhjesh në qytetin e Cërrikut.

Rastet për të cilat akuzohet:

-Më 10 tetor në Belsh, dyshohet se ka vjedhur në qyqanin e shtetasit F.I.

-Më 21 qershor në fshatin Deshiran, dyshohet se ka vjedhur në shkollën e mesme në fshatin Deshiran një monitor kompjuteri TLC.

-Më 2 shkurt, në fshatin Klos, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit F.V.

-Më 17 nëntor 2017, në fshatin Mollas, dyshohet se ka vjedhur në pronën e shtetasit F.Xh.

Hetimet ndaj Lleshit janë në vijim për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jetë përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Vjedhja”. /a.y/noa.al