Transmetuar më 12-10-2018, 10:41
Banesa e viktimes

Një vrasje e mistershme është shënuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në periferi të Tiranës, ku një vajzë vetëm 13 vjeçe, u gjet e plagosur me armë zjarri në banesë nga i ati.

Mësohet se Kasandra Braja ishte në banesë me vëllanë dhe nusen e tij, të cilët janë shurdhmemecë, në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Por i ati Xhevat Braja, ka mbetur i shokuar kur ka gjetur të bijën të vrarë në divan, teksa është kthyer nga puna.

Djali dhe nusja prej pamundësisë për të folur, nuk kanë mundur ti tregojnë gjë.

I ati i së miturës tregon se të bijën e kanë vrarë, pa ditur të japë më shumë detaje, por thotë se në trupin e saj ka plagë me armë zjarri.

Viktima 13-vjeçare, rreth orës 18.30 të pasdites së djeshme u shoqërua në spital nga i ati, por mjekët konstatuan vdekjen e saj.

Dyshohet se e reja është qëlluar me armë në pjesën e barkut, në shtëpinë e saj në rrugën “Niko Avrami” pranë Bregut të Lumit në Tiranë.

Në momentin e ngjarjes nëna e saj nuk ndodhej në banesë.

Aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar të vërtetën e ngjarjes, ku mbeti e vrarë e mitura, e cila i përket komunitetit egjiptian. /a.y/noa.al

Mbërriti në spital me plagë, dyshimet për vdekjen e 13-vjeçares në Tiranë

Vdiq në spital, 13 vjeçarja me plagë thike në trup