Transmetuar më 12-10-2018, 10:53
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm, në ambientet e një lokali në Vlorë.

Në orën 08:33 të mëngjesit të kësaj të premteje, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë pranë një lokali ka ndodhur një sherr, i cili ka përfunduar në konflikt fizik.

Nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar, dyshohet me thikë, 18-vjeçari I.S., banues në Vlorë.

I dëmtuari u dërgua në spitalin e Vlorës, ku pas ndihmës së marrë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq nga ana e uniformave blu është bërë identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit, Xh.A., 18 vjeç, banues në Vlorë.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta midis disa të rinjve. Aktualisht nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave. /a.y/noa.al