Transmetuar më 12-10-2018, 12:42

Katër vite më parë ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, i dha fund beqarisë në një ceremoni madhështore në Kosovë.

Por ai ka zbuluar se gjatë ceremonisë me të shoqen italiane, modelen Monika, situata iu doli nga kontrolli.

Loriku ka zbuluar se në festën e kurorëzimit të dashurisë, por në fakt aty kishin ardhur 150 më shumë.

“Ne dasmën që kemi bërë në Kosovë kishim ftuar 500 veta, por erdhën 650, ku më shumë se 150 nuk i njihja fare. Na doli dasma krejtësisht nga kontrolli. Ndërkohë që nga Monika në Kosovë, kanë qenë vetëm prindërit. Por, tradita te ne është që prindërit ftojnë njerëz”, u shpreh Cana.

Duke folur këtë të enjte në emisionin “Rudina”, ai shton se çdo gjë e rikuperuan në dasmën që mbajtën në Romë, ku ishin të pranishëm vetëm 50 vetë.

Gjithashtu ai ka zbuluar se bashkë me të shoqen dhe djalin Bojken, tashmë jetojnë në Tiranë.

“Jemi shpërngulur në Tiranë, djali ka filluar kopshtin këtu. Fëmijët janë bekim i jashtëzakonshëm dhe ne nuk kemi dëshirë ta lëmë me një. Por, akoma nuk i kemi hyrë punës. Vitin tjetër ai bën 4 vjeç dhe do fillojmë të mendojmë diçka, tregoi ish-kapiteni. /a.y/noa.al