Transmetuar më 12-10-2018, 13:28
Viktima dhe banesa e saj

Policia e Tiranës thotë se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, ku një vajzë 13 vjeçe ndërroi jetë në spital.

Në përfundim të veprimeve hetimore, rezultoi se e mitura Kasandra Brahja, dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut ,me të cilën e mitura dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë.

Lidhur me këtë ngjarje u ngrit një grup i posaçëm hetimor ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe procedurale, këqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve, ka rezultuar se e mitura Kasandra Brahja, dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën Xhevat Brahja, dispononte leje.

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Mësohet se Kasandra Brahja ishte në banesë me vëllanë dhe nusen e tij, të cilët janë shurdhmemecë, në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Por i ati Xhevat Brahja, ka mbetur i shokuar kur ka gjetur të bijën të vrarë në divan, teksa është kthyer nga puna.

Djali dhe nusja prej pamundësisë për të folur, nuk kanë mundur ti tregojnë gjë. Viktima 13-vjeçare, rreth orës 18.30 të pasdites së djeshme u shoqërua në spital nga i ati, ku dhe ndërroi jetë.

Dyshohet se e reja është qëlluar me armë në pjesën e barkut, në shtëpinë e saj në rrugën “Niko Avrami” pranë Bregut të Lumit në Tiranë. /a.y/noa.al

Vdekja e 13-vjeçares në Tiranë, familjarët: U vra me armë zjarri Mbërriti në spital me plagë, dyshimet për vdekjen e 13-vjeçares në Tiranë

Tiranë! Një e mitur vdes në spital, të paqarta shkaqet