Transmetuar më 12-10-2018, 13:41
Foto ilustruese

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në shkolla, duke u vënë në pranga një person.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, gjatë ditës së sotme është arrestuar një i ri në Elbasan.

Ai është G.K., 17 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik shërbimet e policisë, adoleshentit iu gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lëndë narkotik kanabis sativa.

Mësohet se ai e kishte bërë gati të ndarë në doza për shpërndarjen në afërsi të shkollave.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. /a.y/noa.al