Transmetuar më 12-10-2018, 14:09

Vajza 13-vjeçare e cila u gjet e vrarë në banesë pasditen e kësaj të enjteje, dyshohet që ti ketë dhënë fund jetës.

Të paktën kështu deklaroi policia këtë të premte, e cila tha se nga hetimet e kryera u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve hetimore, rezultoi se e mitura Kasandra Brahja, të cilën e shikoni në fotografi, dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut me të cilën e mitura dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë.

Lidhur me këtë ngjarje u ngrit një grup i posaçëm hetimor ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe procedurale, këqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve, ka rezultuar se e mitura Kasandra Brahja, dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën Xhevat Brahja, dispononte leje.

Mësohet se Kasandra Brahja ishte në banesë me vëllanë dhe nusen e tij, të cilët janë shurdhmemecë, në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Por i ati Xhevat Brahja, ka mbetur i shokuar kur ka gjetur të bijën të vrarë në divan, teksa është kthyer nga puna pasditen e së enjtes.

Djali dhe nusja prej pamundësisë për të folur, nuk kanë mundur ti tregojnë gjë.

Viktima 13-vjeçare, rreth orës 18.30 të pasdites së djeshme u shoqërua në spital nga i ati, ku dhe ndërroi jetë.

Dyshohet se e reja është qëlluar me armë në pjesën e barkut, në shtëpinë e saj në rrugën “Niko Avrami” pranë Bregut të Lumit në Tiranë. /a.y/noa.al

Vdekja e 13-vjeçares në Tiranë, policia zbardh ngjarjen: U vetëvra

Vdekja e 13-vjeçares në Tiranë, familjarët: U vra me armë zjarri Mbërriti në spital me plagë, dyshimet për vdekjen e 13-vjeçares në Tiranë

Tiranë! Një e mitur vdes në spital, të paqarta shkaqet