Transmetuar më 12-10-2018, 15:19

Kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka replikuar sot me kreun e opozitës, Lulzim Basha, për të cilin tha se do paguaj për shpifjet që ka ngritur në adresën e tij.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Balla ka treguar se me paratë që do ti marrë Bashës për shkaktimin e dëmit moral, do ti përdor për të ndërtuar një kopësht të ri në Librazhd.

“Lulzim, se sa i vendosur je ti e dinë të gjithë, po ndonjë provë për akuzat ndaj meje i’a dhe prokurorisë? Se në fund nuk është në kazan që ndahet e vërteta, po më pas edhe në gjykatë për dëm moral dhe aty do të ta mas kokën mire, se me lekët që do paguash si shpifes do rindërtoj një kopësht të ri në Librazhd o pinok”, shkruan Balla.

Më herët, kreu i PD, Lulzim Basha ka dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës për çështjen ‘Xhisiela’, dosje që ka trazuar politikën shqiptare. Basha u paraqit ketë te premte, në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë deklarime pasi është kallëzuar nga Taulant Balla, për ‘kallëzim të rremë’ e ‘fyerje’.

Sipas Ballës, kryeopozitari në bashkëpunim me ish-nënkomisarin Emiljano Nuhu e gazetarin Basir Collaku, sajuan një skenar me qëllim dëmtimin e imazhit të tij. Kjo lidhet me denoncimin publik që ish-nënkomisari Nuhu, bëri gjatë një interviste që realizoi me gazetarin Basir Collaku, ku pretendonte se është kërcënuar me armë në zyrën e tij të punës në stacionin e policisë së Fushë Krujës, në prani të deputetit socialist Balla./b.l/noa.al/

Në Prokurori për “Xhisielën”, Basha mesazh për Ramën dhe “veglat e tij qorre”