Transmetuar më 12-10-2018, 15:39

Iluzioni i çuditshëm optik ka arritur në mijëra shikime në një kohë shumë të shkurtër.

Bëhet fjalë pikërisht për një foto të publikuar nga një modele, që i tregon ndjekësve të saj në rrjetet sociale pantallonat e reja që ajo ka blerë.

Një detaj në foto ka bërë që pjesa më e madhe e njerëzve të jenë konfuz, për shkak të ngjyrës së saj, shumë e ngjashme me dyshemenë, linja anësore e pantallonave bën që këmbët e modeles të duken si një iluzion optik.

Pra pamja e saj nga shumë do të perceptohej si diçka “bosh”, duke krijuar iluzionin e dy këmbëve të dobëta.

Përdoruesit filluan të komentojnë: "Për një moment  mendova se shiriti ngjyrë kafe në pantallonat e tua ishte ndarja midis dy këmbëve dhe nuk arrija t’i besoja syve”./b.l/noa.al/