Transmetuar më 12-10-2018, 15:57

Disa orë pas plagosjes së ndodhur ditën e sotme në Selitë, është bërë i mundur edhe identifikimi i dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Burime nga policia bëjnë me dije se të dyshuarit për plagosjen me armë zjarri të  18 vjecarit Mikel Shira janë babë e bir, Abedin I., 56 vjeç banues në Tiranë, i cili ka përfunduar në pranga dhe i biri S.I., 22 vjeç i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja është shënuar rreth orës 12:45, dhe dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia thotë se i plagosuri mori plagë në këmbë, ndërsa u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e saj policia vijon punën për kapjen e 22 vjeçarit./b.l/noa.al/

Tiranë, plagosje me armë zjarri në zonën e Selitës