Transmetuar më 12-10-2018, 18:42

Bojërat që përdoren për tatuazhet mund të përmbajnë grimca të vogla që futen në trupin tonë, udhëtojnë në gjak për të arritur nyjet limfatike, duke shkaktuar ënjtje kronike.

Bojëra për tatuazhet. Studiuesit shpjegojnë se ngjyrat që përdoren për tatuazhe përmbajnë pigmente organike, por edhe substanca të tilla si nikel, kromit, mangan, kobalt dhe dioksid titaniumi.

Por çfarë ndikimi kanë ato në trupin tonë?

Dioksid titaniumi. Dioksidi i titanit është përdorur për ngjyrën e bardhë dhe për të krijuar disa nuanca të veçanta, por është përdorur edhe si një shtesë në ushqim. Në studimet e mëparshme, studiuesit kanë treguar se njerëzit të cilët kanë realizuar një tatuazh kanë ndjerë trashje të lëkurës ose kruarje pas përdorimit të dioksidit të titaniumit.

Grimca më të vogla se sa pritej. Sqarimi i përbërjes kimike të bojës, ajo që hulumtuesit kanë zbuluar është se grimcat që "udhëtojnë" nuk janë aq të vogla sa që ishin menduar më parë, por shumë më të vogla: ato janë nanopartikele. Për ti gjetur, ata përdorën dritën e sinkrotronit për të vëzhguar grimcat më të vogla në inde. "Ne tashmë e dimë se pigmentet në tatuazhet mund të udhëtojnë në nyjet limfatike. Ajo që ne nuk e dinim ishte forma e tyre që është aq e vogël sa nuk e dimë se çfarë mund të nënkuptojë për shëndetin".

Rreziqet shëndetësore. Shkencëtarët pohojnë se nanopartikalet në fjalë mund të jenë përgjegjës për disa ndryshime që shkaktojnë inflamacion të lëkurës dhe reagime negative ndaj tatuazheve.

Çfarë duhet të bëni atëherë? Përveç kërkesës për sterilitet, njerëzit që duan të bëjnë tatuazhe duhet të kontrollojnë përbërjen kimike të ngjyrave./b.l/noa.al/