Transmetuar më 12-10-2018, 21:10

Është ndaluar në orët e mbrëmjes së sotme autori i dytë i plagosjes së një adoleshente, në Tiranë.

Ai është shtetasi Stelio I., 22 vjeç, banues në Tiranë, një nga personat që plagosi adoleshentin M.SH, në Selitë.

“Ky shtetas, së bashku me të atin, shtetasin Abedin I., (të kapur dhe shoqëruar në Komisariat disa orë më parë), pas një konflikti për motive të dobëta plagosën me armë zjarri në Selitë shtetasin M. Sh., 18 vjeç i cili mori një plumb në këmbë.

Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në ngarkim të dy autorëve, shtetasve A. I., dhe S. I., babë e bir.

I plagosuri është qëlluar me plumb në këmbë, ku për pasojë është dërguar për mjekim në spital.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, rrethanat e të cilit po hetohen. /k.k/noa.al/