Transmetuar më 12-10-2018, 23:20

Engin Altan Duzyatan, i cili për publikun njihet si “Ertugrul”, e kanë çuar me forcë para trupit gjykues për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me një grup hakerash që akuzohen se kanë vjedhur llogaritë e rrjeteve sociale të 58 personave VIP në Turqi, ndër vikitmat është edhe gruaja e vetë aktorit.

18 persona, 3 prej të cilëve nën masën e sigurisë “arrest me burg”, po gjykohen për shantazh me qëllim përfitimin e shumave të mëdha të parave nga personazhet e njohur.

Ata u vidhnin fjalëkalimet e rrjeteve sociale si Instagram dhe Tëitter këngëtarëve dhe aktorëve turq, e më pas i shantazhonin.

Në mesin e shumë personazheve të njohur që ranë pre e hakerave është edhe Neslişah Duzyatan, bashkëshortja e aktorit, Engin Altan Duzyatan i cili luan rolin e Ertugrul në serialin me të njëjtin emër.

Në seancë gjyqësore është thirrur si dëshmitar edhe Duzyatan. Mosparaqitja e të cilit ka detyruar trupin gjykues të vendosë “sjelljen e tij me force” për të dëshmuar. /k.k/noa.al/