Transmetuar më 13-10-2018, 08:50

Një test i vogël në 14 pacientë ka treguar efikasitetin e terapisë gjenetike kundër verbërisë (Choroideremia). Personat që vuanin nga koroideremia kanë rifituar shikimin falë një injeksioni vëtëm pas syrit.

Rezultatet e këtij zbulii janë publikuar në revistën “Natyra Mjekësore” nga vetë zbuluesit e saj.

Por të shohim se çfarë kuron saktësisht.

Një injeksion kundër verbërisë: Ekspertët flasin për rezultate mjaft pozitive dhe është i pari zbulim i këtij lloji që kuron verbërinë e lindur e quajtur dhe si koroideremia.

Eksperimenti ka nisur në vitin 2011 dhe në fund pacientët kanë treguar se kanë pasur një rritje të shikimit. Ekspertët tregojnë se 12 pacientë kanë pasur një ecuri të mirë dhe për 5 vite kanë patur të njëjtin qartësi shikimi.

Çfarë është terapia e gjeneve? Deri më sot, terapia e gjeneve është përdorur në disa trajtime kundër sëmundjeve të ndryshme. Koncepti i këtij trajtimi është të ndryshojë ose të korrigjojë sëmundjet e trashëguara në nivelin e ADN-së në mënyrë që t’i shërojë ato për periudha të gjata.

Choroideremia, çfarë është? Choroideremia është një sëmundje gjenetike e syrit që çon në verbëri./b.l/noa.al/