Transmetuar më 13-10-2018, 09:38

Dy persona të shpallur në kërkim nga policia janë vënë në pranga gjatë kontrolleve të bëra gjatë natës. Kontrollet e befasishme janë bërë në lokale e akse rrugore për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve policia e Divjakës vuri në pranga Dionis Gjini, 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale "Mashtrim" dhe "Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë" dhe Eris Mëhilli, 28 vjeç.

Ky i fundit u ndalua për llogari të DVP Lezhë pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" .

Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burg.

Ndalimi i tyre u bë gjatë kontrolleve të ushtruara nga Komisariati i Policisë Divjakë të mbështetur nga FNSH Fier në lokale e akse rrugore për kapjen e personave të shpallur në kërkim./b.l/noa.al/