Transmetuar më 13-10-2018, 09:54

Kur kanë kaluar vetëm dy ditë nga vrasja me thikë e 30-vjeçarit Holti Hajdari në Kombinat, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar Muhamet Sallahi, 25 vjeç. Arrestimi i tij është bërë nga Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 11 tetor 2018, në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat ku për motive të dobëta Sallahi ka goditur disa herë me mjet prerës në trup shtetasin Holti Hajdari, 30 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

Lidhur me rastin, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vrasja me dashje” të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal./b.l/noa.al/

Vrasja me thikë në Tiranë, identifikohet autori i dyshuar

Vritet me thikë një person në Tiranë, kush është viktima