Transmetuar më 13-10-2018, 10:16

Është kapur në befasi në rrugë nga një tornado i rrezikshëm, ndërsa mbante në duar edhe foshnjës e saj të vogël.

Kjo i ka ndodhur një nëne të re në juglindje të Queensland në Australi. Stuhia masive ka sjellë rënie të breshrit të një madhësie sa topi i tenisit.

Fiona Simpson po shëtiste me gjyshen dhe foshnjën e saj gjatë stuhisë, kur copëzat e akullit ranë mbi trupin e tyre.

Ajo ka mbetur e mbuluar me plagë dhe gërvishtje pas përpjekjeve për të mbrojtur vajzën e saj të vogël.

Gruaja ka pësuar prerje në fytyrë dhe shpinë, ndërkohë që vajza e saj e vogël është goditur nga një kokërr e madhe breshëri në kokë, pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të nënës për të mbrojtur fëmijën me trupin e saj.

Gruaja i ka postuar fotot në Facebook duke shkruar:-“Mësova se kurrë nuk do të shëtis  apo drejtoj makinën në kohë të keqe”.

Banorët e Tansey, një qytet i vogël 250 km në veri të Brisbanit, u zgjuan të premten nga stuhia e frikshme, e cila shkatërroi shtëpitë dhe fermat./b.l/noa.al/