Transmetuar më 13-10-2018, 10:32
Foto ilustruese

Babai  dhe djali 17 vjeç akuzohen si autorë të një sërë grabitjesh në qarkun e Lezhës. Gjahu i fundit i tyre ishte një banesë vilë pa persona brenda. Dy të arrestuarit janë Bardhok Miza, 42 vjeç dhe djali i tij E.Miza 17 vjeç, banues në Kurbin.

Burime nga policia bëjnë me dije se ata janë arrestuar teksa po nxirrnin materialet nga banesa për ti transportuar.

Këta dy persona, u kapën në flagrancë duke vjedhur në banesën vilë të shtetasit N.K, në Ishull Shëngjin në Lezhë, ku iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale në flagrancë, edhe pajisjet shtëpiake që po tentonin të vidhnin, si: frigorifer, tavolin, karrike, lavatriçe, disa vegla pune dhe pajisje të tjera shtëpiake etj.

Gjithashtu, policia thotë se të arrestuarit, janë dokumentuar me prova ligjore si autorë të dyshuar edhe të vjedhjeve të ndodhura më parë :

-Më datë 27.09.2018, dyshohet të kenë vjedhur me thyerje marketin në pronësi të shtetasit E.L. , në Shënkoll – Lezhë.

– Më datë 09.10.2018, dyshohet të kenë vjedhur dyqanin e elektroshtëpiakëve në pronësi të shtetasit M.Xh. në Lezhë.

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre , i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale " Vjedhje" kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal./b.l/noa.al/