Një nënë amerikane ka rrëfyer se djali i saj autik u tërhoq zvarrë në korridore nga anëtarë të stafit të shkollës së tij të mesme.
Zbulimi i saj ka ardhur pasi ajo ka parë plagët në trupin e të birit në darkë teksa po e ndërronte. Jo Greyson tha se 11-vjeçari pësoi prerje dhe plagë në trup nga akti i dhunshëm.
Në një video të regjistruar nga kamerat e sigurisë shihet Thatcher ndërsa tërhiqe zvarrë në korridorin e shkollës Tates Creek pasditen e 14 shtatorit.
Grayson tha Thatcher refuzoi të ngrihej nga dyshemeja e palestrës, kështu që një mësuese dhe një infermiere e shkollës e tërhoqën nëpër një korridor.
Videoja e mbikqyrjes e cila është pa audio është publikuar këtë javë dhe tregon Thatcher të ulur në dysheme, me anëtare të stafit që qëndrojnë mbi të. Rasti po hetohet./b.l/noa.al/