Transmetuar më 13-10-2018, 11:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, teksa një kamion ka marrë flakë pas përplasjes me një mjet tjetër dhe për pasojë janë djegur të gjallë 11 refugjatë të fshehur brenda kamionit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Egnatia në Kavala rreth orës 5:30 të mëngjesit të sotëm.  Pas përplasjes së fortë të dy mjetet janë përfshirë nga flakët, ndërsa refugjatët nuk kanë mundur të dalin nga kamioni.

11 viktimat mbetën të bllokuar në makinë duke u djegur të gjallë.Sipas vlerësimeve të  para të Departamentit të Trafikut të Kavalës, shoferi i furgonit për shkak të shpejtësisë së lartë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me kamionin.

Për shkak të djegies së trupave, policia nuk mund të identifikojë viktimat, ndaj ka kërkuar një ekzaminim mjeko-ligjor dhe analizat e ADN-së.

Shoferi 39-vjeçar i kamionit në pronësi të një shtetasi grek, me banim në Karyanis Kavalas, mbeti i plagosur lehtë./b.l/noa.al/