Transmetuar më 13-10-2018, 11:47

Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, do të dalë sërish në Gjykatë për dosjen "Xhisiela", kësaj herë në gjykatën e Apelit Tiranë.

Përmes avokatit të tij, djali i deputetit ka paraqitur kërkesën në Apel për lirimin e tij nga paraburgimi.

Gjyqtarja Shpresa Beçaj do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor.

Trupa gjykuese do të kryesohet nga gjyqtarja Shpresa Beçaj, ndërsa anëtarët janë Ridvan Hado dhe Zeqine Sollaku. Procesi gjyqësor pritet të mbahet ditën e mërkurë në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila dha ‘Arrest me burg, në mungesë’ për të riun e akuzuar për ‘përndjekjen’ e ish-të dashurës së tij Xhiseila Malokut.

Por kjo e fundit nga ana tjetër ka deklaruar se me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe se ai nuk e ka keqtrajtuar./b.l/noa.al/