Transmetuar më 13-10-2018, 12:26

Nuk ka vonuar shumë kundërpërgjigjia e Taulant Ballës, pas akuzave të demokratit Ervin Salianji se kreu i grupit të PS-së ka udhëtuar me Edmond Begon në të njëjtin avion.

Balla shkruan në Facebook se këto deklarata janë shpifje, për të cilat thotë se vërtetohen duke marrë informacion në Albcontrol.

“Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni.

Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon të kontribuosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

Më herët, Salianji publikoi të dhëna nga sistemi TIMS, të cilat sipas tij vërtetojnë se Balla ka udhëtuar me Edmond Begon në të njëjtën avion 18 herë jashtë vendit.

Sipas Salianjit, TIMS tregon se destinacionet kryesore të këtyre udhëtimeve kanë qenë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi, apo Mali i Zi. /k.k/noa.al/

Salianji nxjerr të dhënat e TIMS: Balla ka udhëtuar me trafikantin e drogës