Transmetuar më 13-10-2018, 12:39
Foto ilustruese

Një magazinë në Zharrës së Patozit është shkrumbuar tërësisht nga flakët të cilat ranë ditën e sotme.

Raportohet se është djegur një magazinë me materiale të ndryshme.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse për të vënë flakët nën kontroll.

Noa ka mësuar se nga zjarri rrezikohet edhe një fabrikë që ndodhet pranë magazinës së djegur.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz. /k.k/noa.al/