Transmetuar më 13-10-2018, 13:41

Policia Rrugore e Tiranës njofton se ka shtuar kontrollet në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore, përgjatë fundjavës.

Sipas Policisë gjatë 12 orëve të fundit  janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 6 persona të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në nivele që variojnë, nga 0.53 mg/l – 1.08 mg/l.

Gjithashtu nga kontrollet :

– Janë pezulluar 32 leje drejtimi nga të cilat 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 të tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 157 km/h deri në 215 km/h.

Si dhe janë vendosur 136 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore njofton se mbetet e angazhuar me të gjitha burimet e saj njerëzore dhe logjistrike  për të garantuar siguri, për të gjithë përdoruesit e rrugës./a.k/noa.al/