Transmetuar më 13-10-2018, 14:07

Finalizohet operacioni " Vila" në Lezhë ku në pranga kanë rënë dy persona.

Dy autorët e dyshuar janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi tentuan të vjedhin një banesë, vilë.

Ata u arrestuan në momentin që po nxirrnin materialet për ti transportuar.

Dy personat në fjalë mësohet se janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura.

Gjithashtu, vazhdojnë kontrollet e befasishme në lokale, akse rrugore e ambiente të ndryshme nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim edhe me forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Mësohet se janë shoqëruar në ambientët e policisë për verifikim, 7 persona kryesisht me preçedentë penale të mëparshëm për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje./a.k/noa.al/