Transmetuar më 13-10-2018, 14:32

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një person nuk kka mundur ti mbijetojë dot aksidentit që ka pësuar ditën e djeshme rreth orës 17:00.

I ndjeri vdiq nga plagët e rënda në spital, një ditë pasi u përplas nga një makinë në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Mediat vendase shkruajnë se Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit që goditi këmbësorin.

Dyshohet se aksidenti në fjalë ka ndodhur nga pakujdesia e drejtuesit të mjetit.

Vijojnë hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit./a.k/noa.al/