Transmetuar më 13-10-2018, 17:49

Një ngjarje e rëndë me pqasojë plagosjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Ngjarja ndodhi pas një sherri masiv rreth orës katër të kësaj të shtunë në Alba Adriatica të Italisë.

Mësohet se shqiptari, 22-vjeç emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është qëlluar me thikë, ndërsa një italian 38 vjeç me armë zjarri.

Pas një debati verbal mes një grupi italian dhe një grupi shqiptar, i riu ka pësuar disa goditje me thikë në trup dhe parakrahë.

Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të dy të plagosurit janë me precedentë të mëparshëm, ndërsa dyshohet se pista e sherrit është konkurenca për drogën./a.k/noa.al/