Transmetuar më 13-10-2018, 19:43

Një sherr mes dy grupeve italianë e shqiptarë ka degjeneruar në plagosjen me armë të një 38-vjeçari Italian dhe plagosjen me thikë të një Shqiptari 22 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Alba Adriatika në provincën e Teramos rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.

38-vjeçari italian i plagosur me armë zjarri. Është një  vëzhguar special nga forcat italiane të rendit me probleme me drejtësinë.

Plumbin e ka marrë në veshkë dhe i është nënshtruar një operacioni mjekësor. Ai ndodhet në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa 22-vjeçari shqiptar është plagosur me thikë në njërin krah.

Ende janë të paqarta motivet e ngjarjes teksa policia italiane ka nisur një proces hetimi.