Transmetuar më 13-10-2018, 21:09

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit është shprehur optimist për ndeshjen e nesërme ndaj Izraelit.

Në konferencën për mediat, tekniku italian tha se e ka parë skuadrën në stërvitje, dhe shpreson për rezultat pozitiv.

“Jam optimist sepse kam parë ekipin duke u stërvitur këtë javë. Ka qenë një nga javët më të mira që kam përjtuar me ekipin. Morali është i lartë, përgatitja është shumë e mirë. Edhe për Izraelin do mundohemi ti vëmë në vështirësi”, tha Panuçi.

Në sinkron me trajnerin ishte edhe Mërgim Mavraj, i cili ndihet gati për të ndalur sulmuet e kundërshtarit. Kapiteni u shpreh se kuqezinjtë nuk i tremben Izraelit.

“Problemi është që duhet të funksionojnë sistemi që lozim. Gjërat funksionojnë kur lojtarët bashkëpunojnë. Jemi të përgatitur shumë mirë", tha Mavraj. /k.k/noa.al/