Transmetuar më 13-10-2018, 23:35

Autoritetet në Australi gjetën një person të vdekur, që më pas rezultoi se është me shtetësi shqiptare.

Mediat atje kanë konfirmuar lajmin por nuk japin detaje për emrin e tij.

foto galeri

Ai është vrarë me armë, në rrethana ende misterioze, teksa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

foto galeri

Ditën e sotme, në vendngjarje kanë shkuar detektivët të cilët kanë nisur menjëherë për të zbuluar elementë që mund t’i vënë në adresë të autorëve.

foto galeri

Pista paraprake ku dyshon edhe policia ka të bëjë me pazaret e drogës. Shqiptari është ekzekutuar brenda në banesë, ndërsa autorët kanë marrë një sasi të konsiderueshme droge, por edhe makinën e shqiptarit të vrarë.

foto galeri

“Ky njeri duket se ka qenë viktimë e një sulmi të rëndësishëm dhe për arsye operacionale nuk mund të hyj në detajet e plagosjeve që ka pësuar”, tha për mediat Inspektori Billy Thompson. /k.k/noa.al/