Transmetuar më 14-10-2018, 08:17

Prej disa kohësh, Kryeministri Edi Rama viziton personalisht familjet në nevojë dhe në ndihmë ekonomike.

Para pak ditësh ai është ndalur në një fshat të Tiranës, në një familje me gjashtë anëtar, dy prindërit dhe katër fëmijët.

Bëhet fjalë për shtëpinë e Euglent Xhabaftit, në fshatin Bulticë të Vaqarrit.

Rama ka parë nga afër kushtet ekstreme në të cilat jetonte familja, duke iu premtuar ndihmë.

Kryefamiljarit i ka thënë se do i gjejë punë brenda javës, ndërsa fëmijëve iu ka kërkuar të mësojnë.

Por ai iu ka dhënë edhe premtimin e madh, atë të ndërtimit të një shtëpie të re, “Viti i Ri do ju gjejë në një strehë të re dhe me një televizor të bukur”. /a.y/noa.al