Transmetuar më 14-10-2018, 08:58

Ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani bën një reagim lidhur me hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ndodhet nën hetim, si i dyshuar për trafik droge.

Teksa ndodhet në Zvicër për azil, ish-oficeri që denoncoi lidhjet e Tahirit me grupin e Habiljave, thotë se Tahiri nga “dru i shtrembër” do drejtohet dhe do ju bashkohet shokëve.

Reagimi i Zaganit

Ka gjithë pasditen sot u çanë portale e media me një lajm sensacional me temën…!

“Të hënën vendoset fati Saimir Tahirit, mbaroi afati hetimor” etj., etj…!

Më habit ky lajm!

E çfarë prisni të ndodhë tjetër o njerëz, akoma se keni marrë mesazhin ju për këtë gjë, akoma se keni kuptuar që edhe drejtësinë e vetuan më në fund ashtu siç duhej!

Të kishte bërë gjë ai do ta kishin futur me kohë brenda, por ai ishte thjesht një dru i shtrembër që me vetingun e bërë u drejtua dhe do futet te stiva e këtyre druve të “drejtë” të bashkohet me shokët!

Kaq ishte… dhe mos shpërndani panik kot!

Asgjë s’ka për të ndodh më shumë se ajo çfarë ka ndodhur deri më sot, biles dhe aq

sa u bë ishte thjesht dhe vetëm një sakrificë e vogël në shërbim të kësaj dite që

shyqyr që kishim Engjëllin tonë avokat në Romë të themi se desh na e futën

talianët për i çik…!

P.s.. dhe mua që lexoj gjithë këtë panik për Sajen, ndërkohë që unë vras mendjen

si më dolën me vetingun këto (prokurorë e gjykatëse) që do më bëjnë gjyqin mua

në Fier, se pa marrë vesh si do jenë me vetingun s’po ma bëjnë gjyqin të më dënojnë mua “kriminelin” në arrati, se Saja dihej që do drejtohej me rastin e vetingut…! /a.y/noa.al